Flash News

KRYESORE

Në vilën ku u fshehën vëllezërit Kusi pas vrasjes së Çelajt

Vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, pas vrasjes së Indrit Celajt janë strehuar në një vilë dy katëshe në fshatin Allgjatë në perfiferi të Tiranës, duke arritur kështu t’I shpëtonin operacionit të FNSH-së mëngjesin e 25 gushtit.

Shtëpia dy katëshe është e veçuar nga shtëpitë e tjera të fshatit Allgjatë dhe ndodhet pranë Kasharit në periferi Tiranës. Ajo është në pronësi të xhaxhait të vëllezerve Kusi, Lulzim Kusi.

Sipas Abc News, grupi hetimor lokalizoi më anë të qelizave telefonike vendndodhjen e tyre në fshatin Allgjatë, por pas aksionit “blic” të 25 gushtit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ata kishin mundur të largoheshin para se të mbërrinin aty uniformat blu.

Për këtë arsye po verifikohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Ministrinë e Brendshme për rrjedhje të informacionit nga vetë strukturat drejtuese policore.

Burime konfidenciale pohuan për Abc Neës se, kërkimet policor u shtrinë edhe në qytetin e Korçës, pasi Griseldo dhe Albano Kusi fshiheshin në tentativë për t’u larguar jashtë vendit nëpërmjet kufirit të gjelbër. Për ketë shkak autoritetet Shqiptare i kanë shpallur vëllezërit Kusi në kërkim ndërkombëtar.

Për vrasjen e Indrit Çelaj, i cili u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke montuar një kondicioneri në banesën e familjes Kusi, gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

 

Të fundit