Flash News

KRYESORE

Në 'Vitin e Sigurisë Rrugore' nuk ndalen tragjeditë në rrugë, përplaset për vdekje një 40-vjeçar

Në 'Vitin e  Sigurisë Rrugore' nuk ndalen tragjeditë

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugët e vendit.

Policia ka njoftuar se një aksident  shumë i rëndë i ka marrë jetën një njeriu në aksin rrugor Ura Vajgurore-Kuçovë. Sipas policisë në vendin e quajtur “Meteor”, është aksidentuar për vdekje nga një mjet një 40-vjeçar.

“Rreth orës 20.00 në aksin rrugor Ura Vajgurore-Kuçovë, në vendin e quajtur “Meteor”, shtetasi R.D  duke drejtuar  i mjetit e tij tip benz, ka goditur  me pasojë vdekjen shtetasin A.D, 40 vjeç banues ne fshatin Tapi, Kuçovë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e  shkakut të aksidentit”, shkruan Policia.

Kujtojmë se 2020 është shpallur viti i sigurisë rrugore në Shqipëri. 

Të fundit