Flash News

KRYESORE

Në Vlorë dhe rrethina gjendje e jashtëzakonshme, deputetja Nada Meçorapaj pranë banorëve të prekur nga përmbytjet

Në Vlorë dhe rrethina gjendje e jashtëzakonshme, deputetja Nada

Deputetja e PD, e qarkut të Vlorës, Nada Meçorapaj, është afër banorëve në zonat e përmbytura.

Deputetja e djathtë bën një pasqyrë të situatës në Novoselë, si zona më e prekur, fshatin Brataj ku ka rrëshqitje dherash dhe zona të tjera ku rrezikohen banesa.

"Vlora SOT. Në Vlorë dhe rrethina vazhdon gjendja e jashtëzakonshme. Novosela mbetet zona më e prekur. Aksi nga Kota deri në Kuç, aktualisht është i kalueshëm, me vështirësi. Sa kalon fshatin Brataj është aktivizuar një rrëshqitje e cila rrezikon të shembet dhe të bllokojë këtë aks, por mund të shoqërohet edhe me dëmtim banesash. Aksi Kote-Velçë, është i kalueshëm, ndërsa Velçë - Bashaj është i bllokuar si rezultat i rrëshqitjeve në disa zona", vë në dukje deputetja e PD-së.​

Basha në Fushë-Krujë: Emergjencat Civile po veprojnë me vonesë, janë përmbytur dy lagje dhe tre fshatra

Të fundit