Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Në vorbullën e keqmenaxhimit të financave publike; Monitorimi i FMN dhe MFE si notere e Qeverisë
nga Flir Mosho
Duke ndjekur me vëmendje deklaratën e fundit të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombetar (FMN) për Monitorimin pas Programit, në fokus të veçantë vendosen pikat e dobëta dhe mungesa e aftësisë ripaguese të Shqiperise. Ndër të tjera FMN thekson risqet kryesore te cilat vijnë nga defiҫitet dhe borxhi i rritur publik, dobësitë në financat publike dhe nga një nivel relativisht i lartë i kredive me probleme.
Ndërkohë që Shqipëria goditet nga tërmeti i fundvitit 2019 dhe më pas nga pandemia e fillim vitit 2020 kriza në ekonominë shqiptare është disa vjeçare dhe nuk mund t’i atribuohet vetëm fatkeqësive natyrore dhe shkaqeve të jashtme siç po përpiqet qeveria sot ta justifikojë.
Kjo lidhet me mungesën totale të përgjegjësisë në menaxhimin e financave publike.
Defiҫiti fiskal parashikohet të rritet në 7% të PBB-së dhe borxhi publik mbi 80% të PBB-së deri në fund të vitit 2020. Gjendja bëhet edhe më e rëndë kur në arkat e shtetit mungojnë rreth 500 milionë USD pa llogaritur këtu detyrimet e prapambetura ndaj bizneseve nga rimbursimi i TVSH që qeveria socialiste i ka të akumulura ndër 7 vitet e qeverisjes së saj.
Deficiti në të ardhura nuk mund t’i faturohet vetëm faktkeqësive natyrore apo pandemisë, por edhe keqmenaxhimit.
Me këtë ritëm mosrealizimi të mbledhjes së të ardhurave, deficiti fiskal do të vijë në përkeqësim dhe për rrjedhojë Ministria e Financave do të duhet të përballet me presionin në rritje të shpenzimeve që kërkon Qeveria deri në Dhjetor 2020. Kjo do të kërkojë financime shtesë që në mungesë të menaxhimit dhe mosrealizimit të administratës tatimore do të detyrohet të rrisë edhe më tej nivelin e borxhit.
Ministrja e Financave dhe Kryeministri Rama do e përfundojnë mandatin me nivelin historik të borxhit në 85%, apo rreth 4,500 euro/çdo shqiptar. Bilanci rëndohet edhe më shumë kur llogarisim se me dhjetra mijëra shqiptarë largohen nga vendi çdo vit, në kushtet kur nuk mund të gjejnë hapësirë për të siguruar një të ardhme modeste në vendin e tyre.
Për herë të parë këtë vit qeveria do të paraqesë propozimin për projekt buxhetin e vitit 2021 pa e shoqëruar me një paketë fiskale, shprehje e mungesës dhe ideve në vendimmarrje. Më shumë se ndryshimet në një paketë fiskale duhet të kuptojme se biznesi ka nevoje për siguri dhe jo për një qeveri që ka bërë me dhjetra e dhjetra ndryshime në legjislacionin fiskal kundër çdo sugjerimi të ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë duke pasqyruar inkoherencën në gjithë këto vite keqqeverisje. Sistemi tatimor i Shqipërisë është kompleks dhe i fragmentuar dhe se ndryshimet e shpeshta ad hoc e kanë cënuar stabilitetin dhe transparencën. Një sistem tatimor më i drejtë, më i thjeshtë, më efikas dhe më transparent mund ta fuqizojë mobilizimin e të ardhurave buxhetore, duke përmirësuar ndërkohë klimën e investimeve dhe duke ulur informalitetin. Në analizën e paraqitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar duket qartë që Shqipëria është dukshëm nën nivelin mesatar të Vendeve te Ballkanit Perëndimor në mbledhjen e taksave në raport me PPB ku theksohet se qeveria duhet t’i dyfishojë përpjekjet për të përmirësuar të ardhurat tatimore nëpërmjet ngritjes së një sistemi më të drejtë, më të thjeshtë, më efikas dhe më transparent tatimor i cili nxit rritjen ekonomike.
Një nga rekomandimet që më ra në sy nga raporti i fundit ishte fakti se FMN është kundër një amnistie fiskale të mundshme, duke marrë për bazë shqetësimet lidhur me ndikimin që ajo ka mbi zbatueshmërinë e detyrimeve tatimore si edhe me risqet e lidhura me pastrimin e parave dhe me qeverisjen.
Ky nuk është as rekomandimi i parë dhe as i fundit që FMN i bën qeverisë që bie në vesh të shurdhër, kujtojmë këtu uljen e pragut të TVSH-së 2 milionë lekë dy vite më parë, apo rekomandimet për kufizimet dhe risqet që paraqesin PPP e paracaktuara nga Kryeministri.
Problemi është se Ministria e Financave dhe Ekonomisë, jo vetëm që nuk i kanë marrë ndonjë herë seriozisht rekomandimet e FMN, por, përkundrazi, kanë certifikuar kontratat e porositura koncensionare apo edhe më rëndë, duke kryer pagesa nga buxheti i shtetit për shërbime që nuk janë kryer kurrë.
Nga ana tjetër, FMN rekomandon se ka një nevojë urgjente për të fuqizuar menaxhimin e investimeve publike dhe cilësinë e shpenzimeve. Mungesa e menaxhimit të shpenzimeve publike ka çuar në alokimin e burimeve të panevojshme për projekte që nuk kanë asnjë rëndësi prioritare, kujtomë këtu rialokimet me urgjencë nëpër vepra ujësjellesash apo shpenzime imazhi vetëm për qëllime elektorale. Keqmenaxhimi i burimeve të buxhetit të shtetit duket edhe në kontributin e dobët që kanë investimet publike në impaktin e tyre si rritje ekonomike dhe në punësim. Sa pak efikase dhe e keqmenaxhuar ka qënë ndërhyja e qeverisë nëpërmjet paketave të ndihmës kundër pandemisë reflektohet edhe nga raporti i Llogarive Kombëtare publikuar nga INSTAT. Produkti i brendshëm bruto ra në masën 10.23% në tremujorin e II të 2020, e dhenë kjo zyrtare nga Instituti i Statistikave të Qeverisë.
Në këtë këndvështrim FMN rekomandon se projektet duhen përzgjedhur nga një listë projektesh të gatshme, e cila ka kaluar nëpër një proces rigoroz përgatitjeje, vlerësimi dhe prioritizimi që duhet të kontribuojnë mjaftueshëm në një rimëkëmbje gjithëpërfshirëse.
Vendi ka një nevojë urgjente për të fuqizuar menaxhimin e investimeve publike dhe cilësinë e shpenzimeve, dhe jo oreksin e shfrenuar të qeverisë. Këtë shqiptarët e shikojnë dhe e ndiejnë çdo ditë, dhe ky mesazh do të jetë i qartë më 25 Prill 2020.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38