Flash News

KRYESORE

Në Zvicër hapet debati për dy nënshtetësinë. Sekretari i federatës: Ata lojtarë të mos luajnë për Kombëtaren

Në Zvicër hapet debati për dy nënshtetësinë.

Federata Zviceriane e Futbollit do të diskutojë së shpejti për mundësinë e përjashtimit të lojtarëve kanë dy nënshtetësi. Debati ka nisur pas festimit me ‘shqiponjë’ në Kupën e Botës nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Ndërkohë, sekretari gjeneral i federatës,  Alex Miescher ka deklaruar se në Kombëtare do të ishte më mirë të “luanin vetëm ata lojtarë që shmangin dy nënshtetësinë.”

“Kurrë nuk e kisha përshtypjen, që historia e shqiponjës dykrenore brenda ishte aq e madhe. Skuadra ishte e habitur. Besoj se drama e lojës Serbi-Zvicër ishte tepër emocionale,” tha ai duke shtuar se problemet brenda stadiumit mund të zgjidhen nga jashtë. “Në këto situata është mirë të pyesim: nëse duam lojtarë me dy nënshtetësi?”

Por ky debat pritet të jetë i gjatë dhe shumë delikat pasi nuk lidhet vetëm me lojtarët e skuadrës së Zvicrës, por me të gjithë emigrantët që jetojnë në këtë shtet dhe që zotërojnë dy nënshtetësi.

Të fundit