Flash News

KRYESORE

Neglizhoi protokollin e sigurisë anti-COVID të MSH; pas gjobës 1 mln lekë, i pezullohet aktiviteti lokalit në Fier

Neglizhoi protokollin e sigurisë anti-COVID të MSH; pas gjobës 1

Një lokal nate është mbyllur në Fier, pasi u konstatua i hapur gjatë natës me muzikë, në kundërshtim me protokollin e sigurisë të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Përmes një njoftimi të policisë bëhet me dije se këtij biznesi i ishte vendosur më herët një gjobë prej 1 milion lekë për të njëjtën shkelje, kurse tani i është pezulluar aktiviteti për një vit.

Kujtojmë se, ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë me aktin normative të ri ashpërsoi masat për këto lokale duke i konsideruar ato si vendgrumbullime për njerëzit që mund të përhapin COVID-19.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Organizoi në mënyrë të përsëritur aktivitet me muzikë në një lokal nate, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Policia i pezullon aktivitetin për një periudhë 1-vjeçare.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020 dhe Aktit Normativ Nr. 30 datë 20.07.2020,  Neni 1 pika 7/1 për "Mosrespektim të detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedise të mbyllura ose të hapura nga subjektet", shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë konstatuar mbrëmjen e djeshme një subjekt night club me muzikë që ushtronte aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para u mor masa për mbylljen e këtij aktiviteti, për një periudhë 1-vjeçare. (Më parë subjektit në fjalë i është vendosur gjoba 1.000.000 lekë).

Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

Të fundit