Flash News

KRYESORE

“Negociata pa vonesë”, edhe Hahn ‘ia heq vizën’ Ramës, flet vetëm për Maqedoninë e Veriut

Komisioneri për zgjerim , Johannes Hahn shpreh sërish bindjen se vendet anëtare të BE-së do të miratojnë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Në një status në twitter, ai shprehet se Maqedonia e Veriut ka përmbushur kriteret e vendosura nga Këshilli një vit më parë, ndërsa veçon marrëveshjen historike dhe zgjidhjen e konfliktit shumëvjeçar me Greqinë.

“Negociata pa vonesë”, shkruan ndër të tjera Hahn, duke veçuar vetëm progresin e Maqedonisë së Veriut dhe duke mos përmendur Shqipërinë, ndonëse gjatë prezantimit të paketës për zgjerimin vlerësoi të dyja shtetet fqinje në Ballkan.

Të fundit