Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Aleati i Bashës: Qeverisja në panik, opozita “përgjumësh”

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke komentuar, shpesh me doza ironie, situatën politike.

Nisur nga qëndrimet e deritanishme për çeljen ose jo të bisedimeve me Shqipërinë, Ndoka shkruan një status, ku e cilëson edhe vetë opozitën të ‘përgjumur’.

“Vendi në udhëkryq, politika e çoroditur, qeverisja në panik, opozita “përgjumësh”, shkruan aleati i Lulzim Bashës, ndërsa teksa i përgjigjet një komentuesi, Ndoka sqaron se nga sot fillon axhenda e opozitës.

“ “përgjumesh” është me thonjëza, që do të thotë; se opozita respektoi procesin e integrimit dhe vendosi kontakte të forta me partneret tanë ndërkombëtarë! Nesër fillon axhenda e Opozitës, nga nesër fillon realisht fillimi i fundit te rilindjes dhe Edi Ramës!”, shkruan Ndoka.

Të fundit