Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Athina e shqetësuar për minoritetin grek: Shqipëria të kthehet në rrugën e drejë

Negociatat/ Athina e shqetësuar për minoritetin grek: Shqipëria

Ministria e Jashtme greke, ka reaguar pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian që rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë. Athina zyrtare kërkon respektimin e të drejtave të minoritetit grek, si kusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ministria e Jashtme është e shqetësuar edhe për mos-lejimin e kandidimit të Fredi Bejlerit për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet vendore. Sipas tyre, veprime të tilla cënojnë të drejtën e përfaqësimit të minoritetit grek në Shqipëri.

“Greqia është duke punuar për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe mbështet procedurën për anëtarësimin në Bashkimin Europian, në kushtet që janë zbatuar për të gjitha vendet e anëtarësuara, duke përmbushur të gjitha kërkesat. Siç është bërë e qartë në raportin e Komisionit Europian, respektimi i të drejtave të minoritetit grek është i lidhur drejtpërdrejt me perspektivën europiane të Shqipërisë dhe është pjesë integrale e pesë prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave të vendit për anëtarësim në BE, përmbushja e të cilave do të trajtohet nga Këshilli i Europës.

Në këtë kontekst, ne presim garanci për të drejtat e minoritetit në të gjithë Shqipërinë, një masë që Shqipëria kishte ndërmarrë për ta miratuar deri në Maj 2018, dhe zbatimin e ligjit të pronësisë për anëtarët e minoritetit. Së fundmi, po vëmë re metoda që synojnë të anulojnë kandidaturën e kreut të OMONIA-s Fredi Bejleri për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e ardhshme vendore. Këto veprime shkelin të drejtën e përfaqësimit politik të minoritetit grek për zgjedhjet në Himarë. I bëjmë thirrje Shqipërisë që të kthehet në rrugën e përparimit dhe jo të bëjë prapa, në mënyrë që procesi i saj i pranimit të përparojë“, thuhet në njoftim.

Të fundit