Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Balla në Bukuresht: Reforma në drejtësi kryefjalë e qeverisë, i kemi përmbushur detyrat

Gjatë vizitës së tij në Bukuresht, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim me kryeministren e Rumanisë, Viorica Dancila.

Ndër të tjera, gjatë këtij takimi është diskutuar për antarësimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për të cilat Balla u shpreh se e meritojnë çeljen e bisedimeve.

Në postimin e tij në facebook, Balla thotë se ai diskutoi me kryeministren e Rumanisë rreth përparimit që dy vendet kanë bërë në përmbushjen e reformave.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, u ndal tek ajo që ai e quan ‘kryefjala e qeverisë’, e që është reforma në drejtësi.

Sipas tij, rruga për hapjen e negociatave kalon nëpër këtë reformë, të cilën sipas tij, qeveria e ka kthyer në prioritet.

Gjithashtu, Balla shkruan se gjatë bisedës me kryeministren rumune u diskutua edhe për Kosovën. Sipas tij, Kosova i ka përmbushur me kohë detyrimet për lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e BE-së.

Të fundit