Flash News

KRYESORE

Negociatat, Basha: Momenti për një kthesë të madhe, pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do jetë refuzues si sot

Negociatat, Basha: Momenti për një kthesë të madhe, pa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit. Kryedemokrati thekson se krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë dhe se pa i luftuar këto vendimi në 2019-ën do jetë refuzues si sot.

Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin, shprehet Basha dhe të ardhmen tonë europiane.

“Hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit. Krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë. Pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do jetë refuzues si sot.

Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane”, shkruan kreun i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në rrjetin social Facebook.

Të fundit