Flash News

KRYESORE

Negociatat Basha-Rama, flet Nard Ndoka: Nuk ka asnjë shpresë, e dëgjuam edhe nga kryeministri

Negociatat Basha-Rama, flet Nard Ndoka: Nuk ka asnjë shpresë, e

I ftuar në News 24 Nard Ndoka ka folur për negociatat Basha-Rama të cilat sipas tij kanë shumë gjasa të dështojnë.

Ndoka shtoi se kjo vjen si pasojë e veprimeve të kryeministrit dhe sulmeve që ka bërë gjatë gjithë qeverisjes ndaj opozitës.

“E dëgjuam kryeministrin i cili nuk dha asnjë shpresë për marrëveshje. Kur je i prirur për një marrëveshje palët negociojnë dhe u ngelen vetëm të firmosin por kjo mbetet vetëm formalitet. Është një takim që ka gjasa të ketë dështim.

Është një situatë kritike që po ndiqet me vëmendje pasi edhene  kemi përgjegjësinë tonë për të arritur më të mirën, nuk ka kërkesa të parealizueshme nga opozita edhe kryeministri e  ka pranuar njërën prej tyre.

Vendimet merren bashkarisht por ka edhe debate. Ka debate për aksionin opozitar për mbarëvejtjen, askush nuk ka dëshirë ti bojkotojmë zgjedhjet janë lëvizje të detyrueshme që i kemi nga një mazhorancë e  cila i ka mbyllur të gjitha rrugëte  marrëveshjes, kemi parë  një kryeministër që ka folur pa pushim duke sulmuar opozitën , nuk ka folur për programin e  tij stadardete  qeverisjes.

Një tentaivë e kryeministrit për ta futur opozitën në zgjedhje pa standarde. Për ne është e rëndësishme spostimi i tij, të paktën për një priudhë dy mujore si një njeri që dështoi në qeverisje, për ne është e  rëndësishme standardi i zgjedhjve”-tha ai

Të fundit