Flash News

KRYESORE

Negociatat, Berisha: Në mars Shqipëria merr dritën jeshile, por me një procedurë të re

Negociatat, Berisha: Në mars Shqipëria merr dritën jeshile, por

Ish-kryeministri Sali Berisha mendon se në mars Shqipërisë do t’i hapet drita jeshile për në BE, por me një procedurë të re.

Në një intervistë për emisionin "Temora" në RTV Ora, Berisha thotë se do të zbatohet procedura që ka insistuar Franca, që mund të ndikojë për të shtyrë procesin e integrimit në BE me 20-25 vjet.

Kancelarja dhe qeveria gjermane kanë qenë plotësisht dakord për hapjen me 9 kushte të negociatave vitin e kaluar. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar para 3 javësh se 15 vende të BE janë të një mendje me të, çka do të thotë zgjerim me procedurën e deritanishme nuk do të ketë. Çka do të thotë do vendoset një procedurë e re, krejt tjetër e cila në një anë respekton deklaratën e Selanikut 18 vjet më parë, sipas të cilës vendet e Ballkanit kanë perspektivë evropiane. Por nga ana tjetër e shtyn procesin e integrimit të Shqipërisë të paktën për 20-25 vite, në mos e shndërron atë, që do ishte varianti më i keq në një partneritet të saj me BE.

Në vlerësimin tim në mars do jepet drita jeshile, por do jepet me procedurë të re. Procedura e re që ka insistuar Franca nuk është ajo e para, është e vlerësimit krejtësisht ndryshe të procesit dhe ajo vlerësim mund ta shtyjë 20-25 vite këtë proces”, thotë ish kryeministri.

Të fundit