Flash News

KRYESORE

Negociatat Bushati-Kotzias, Dritan Demiraj: Të zbardhen procesverbalet e takimeve dy palëshe

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka reaguar në lidhje me negociatat e zhvilluara mes dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë.

Duke ju referuar lajmeve të publikuara sa i takon marrëveshjeve të arritura mes palëve, Demiraj thotë se mungesa e transparencës së bisedimeve mund të paralajmërojë vendime penalizuese për Shqipërinë.

“Si qytetar dhe si njeri që i ka shërbyer vendit në shumë sfida sigurie, kërkoj transparencë të plotë të bisedimeve, duke filluar me zbardhjen e proçesverbaleve të takimeve dy palëshe”, shkruan Demiraj.

Postimi i plotë i Dritan Demiraj

Të dashur miq,

Deklarata e ministrit grek Kotzias se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, z. Ditmir Bushati ka pranuar zgjerimin me 12 milje të hapësirës detare të Greqisë, që përkthehet në brendësi të territorit detar të Shqipërisë është së paku shqetësuese.

Shqetësuese është fakti që këto lajme, po ashtu si dhe për mos bisedimin e çështjes Çame në tryezën e dy ministrave të Jashtëm, e mësojmë nga zyra e shtypit të ministrisë së Jashtme greke.

Ministri Bushati nuk i qartësoi këto vendime në daljet e tij publike të ditës së djeshme.

Mungesa e transparencës së bisedimeve Greqi-Shqipëri mund të paralajmërojë vendime penalizuese për territorin e Republikës së Shqipërisë.

Si qytetar dhe si njeri që i ka shërbyer vendit në shumë sfida sigurie, kërkoj transparencë të plotë të bisedimeve, duke filluar me zbardhjen e proçesverbaleve të takimeve dy palëshe. DD.

Të fundit