Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Deputeti gjerman mesazh politikanëve shqiptarë: Lini mënjanë pushimet, zbatoni dy kushtet tona

Negociatat/ Deputeti gjerman mesazh politikanëve shqiptarë: Lini

Deputeti i Bundestagut Gjerman, Thorsten Frei, përcakton dhe jep kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, në mënyrë që të marrë një datë të saktë të hapjes së negociatave.

Në një intervistë për gazetën Shekulli, Frei thotë se për të filluar negociatat, duhet të përmbushen dy kushte bazë: E para, përfundimi i vettigut për 57 gjyqtarët e lartë dhe prokurorët; E dyta, përfundimi i reformës elektorale.

“Konferenca e parë që do të mbahet dhe e cila, do të shqyrtojë procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë, nuk do të përfundojë me sukses, nëse zgjedhjet lokale të viti që vijnë, nuk mbahen me kodin e ri elektoral. Kjo është një e vërtet e madhe dhe ne nuk pranojmë diskutime. Koha mund të jetë e shkurtër. Për këtë arsye duhet të lini mënjanë pushimet dhe konfliktet e brendshme. Megjithatë, dëshira e qeverisë për të filluar negociatat është e madhe, por kjo nuk mjafton. Në lidhje me ndonjë datë të përcaktuar për fillimin e negociatave, vetëm ritmi dhe progresi i reformave, janë ato të cilat do të merren parasysh dhe do të ndikojnë për këtë gjë”, shprehet deputeti gjerman.

Të fundit