Flash News

KRYESORE

Negociatat me BE, deputeti i PD i shqetësuar: Xhafaj dhe Mesi nuk raportuan në komision

Negociatat me BE, deputeti i PD i shqetësuar: Xhafaj dhe Mesi nuk raportuan

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka ngritur shqetësimin se çelja e negociatave me Bashkimin Evropian është vënë në rrezik,  prej indiferencës së ministrave përgjegjës për raportimin e ecurisë së prioriteteve.

Në një dalje për gazetarët, Pollo nga Kryesia e Kuvendit tha se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe zv.kryeministrja Senada Mesi po tregojnë mungesë respekti dhe s’kanë raportuar në komision, ndonëse 6-mujori i fundit është vendimtar.

“Ky 6-mujor është vendimtar për hapjen e negociatave me BE, por jo për qeverinë, zëvendëskryeministres dhe ministrin e Jashtëm. Komisioni që në dhjetor ka ftuar Senada Mesin dhe Fatmir Xhafajn për raportim për prioritetet që mbulojnë, por ata s’kanë gjetur kohën për të raportuar në komision. Tregojnë mungesë respekti, kështu e ndjejnë anëtarët komisionit evropian.  Ministri për Europën ka prioritet administratën civile, luftë kundër krimit dhe korrupsionit, përmbushja e tyre është e nevojshme. S’mund të ketë skonto në këto gjera të rëndësishme. Dua t’ja bëj me dije shqetësimin që paraqita në komision për këtë sjellje jo normale të qeverisë, duke prishur punë për shanset e Shqipërisë”, u shpreh Pollo para gazetarëve.

Të fundit