Flash News

KRYESORE

Negociatat e Sokol Ballës, kërkon transferimin e 4 analistëve në Vizion Plus

Gazetari Sokol Balla do të nis së shpejti transmetimin e emisionit të ri, ‘Real Story’, në Vizion Plus, televizion ku ai ka marrë edhe postin e drejtorit ekzekutiv.

Por ndonëse u largua nga Top Channel për te Vizion Plus, Balla nuk dëshiron të humbasë katër analistët e përhershëm që kishte në emisionin ‘Top Story’. Politiko.al raporton se Balla ka nisur negociatat me Agron Gjekmarkajn, Skënder Minxhozin, Alfred Lelën dhe Arjan Vasjarin për t’i patur sërish analistë në emisionin e ri.

Deri më tani asnjë nga analistët nuk ka marrë një vendim përfundimtar ndërkohë që negociatat vijojnë ende.

Të fundit