Flash News

KRYESORE

Negociatat, flet Stef Blok: Hollanda tha “po”, por do monitorojmë progresin e Shqipërisë

Negociatat, flet Stef Blok: Hollanda tha “po”, por do

Minisri i Jashtëm i Hollandës Stef Blok foli pas vendimit të tij dhe 26 ministrave të vendeve të BE, për të votuar pro hapjes së negocitave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Blok shprehet se drita e gjelbër për fillimin e negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, “i përgjigjet shqetësimeve të qeverisë së Hollandës, Dhomës së Përfaqësuesve dhe vendeve të tjera të BE”.

Megjithatë, ai u shpreh se bisedimet me Shqipërinë mund të fillojnë vetëm nëse vendi do të ketë përmbushur një “listë të qartë të kushteve” në lidhje me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Sipas tij Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kërkesat e fundit në lidhje me një ligj për të garantuar një Zyrë të pavarur të Prokurorit të Përgjithshëm. “Por Maqedonia gjithashtu duhet të tregojë përparimin”, tha ministri. Të njëjtën gjë thotë dhe për Shqipërinë, ndërsa nuk jep një parashikim se kur do të fillojnë vërtet negocitat me të dy vendet.

Procesi i anëtarësimit kohët e fundit është forcuar në mënyrë që bisedimet të ndalen (përkohësisht) në rast të një rënie në sundimin e ligjit. "Një hap i rëndësishëm për Hollandën," tha Blok. Më tej ai u shpreh: “Dhoma e Përfaqësuesve mund të kontrollojë nëse do të ketë përparim të vërtet.”

Të fundit