Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Holandezët i prishin festën shqiptarëve: Udhëheqin krimin e organizuar në Amsterdam

Negociatat/ Holandezët i prishin festën shqiptarëve:

Në një kohë kur Shqipëria po pret hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, policia holandeze ka publikuar një raport ku theksohet se shqiptarët janë duke dominuar krimin e organizuar në Amsterdam.

“Ata (shqiptarët) janë të angazhuar kryesisht në trafikimin e kokainës, por edhe në trafikimin e qenieve njerëzore dhe mashtrimin me pronat”, thuhet ndër të tjera në analizën e policisë.

Sipas policisë, kriminelët shqiptarë drejtojnë importin e kokainës nga Amerika e Jugut, kalimin në portin e Roterdamit dhe më pas shpërndarjen e drogës nga Amsterdami drejt shteteve të tjera evropiane.

“Përveç Holandës, shqiptarët janë gjithashtu shumë aktivë në ttrafikun e drogës në Britaninë e Madhe”, thuhet në raport.

Pavarësisht se autoritetet e Shqipërisë janë shprehur se po bëjnë të gjitha përpjekjet dhe po bashkëpunojnë me autoritetet e Holandës për të goditur këto grupe kriminale, shqetësimi në shtetin e BE-së vijon të jetë i lartë.

Gjatë vizitës që zhvilluan në Tiranë, në muajin nëntor të vitit të kaluar, drejtuesit e lartë të policisë dhe prokurorisë holandeze thanë se trafiku i drogës në shtetin e tyre kontrollohet nga shqiptarët.

Raporti i fundit mund të përbëjë rrezik për Shqipërinë nëse Holanda vendos ta përdorë si argument për bllokimin e hapjes së negociatave.

Të fundit