Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Ish-kryeministri i Suedisë kundër zyrtares së Francës: Populizëm i hapur

Negociatat/ Ish-kryeministri i Suedisë kundër zyrtares së

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt e ka kritikuar qëndrimin e Nathalie Loiseau, kryesuese e listës së partisë së Emmanuel Macron për zgjedhjet evropiane, për të bllokuar hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kryesuesja e listës së Macron për zgjedhjet në PE mburret që po bllokon bisedimet e pranimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky është një populizëm i hapur sesa një politikë e përgjegjshme evropiane”, shkruan Bildt.

Nathalie Loiseau ka pranuar se ka qenë ajo nga posti i ministres për Evropën në Francë që bllokoi vitin e kaluar hapjen e negociatave me dy shtetet ballkanike.

Të fundit