Flash News

KRYESORE

Negociatat, ish-ministri i PS: Zgjedhjet e parakohshme të domosdoshme për situatën ku jemi

Negociatat, ish-ministri i PS: Zgjedhjet e parakohshme të domosdoshme

Ish-ministri i Financave në qeverinë socialiste, Arben Malaj komenton përplasjen e re mazhorancë-opozitë, pasi Komisioni Evropian rekomandoi çeljen e negociatave pa kushte për Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Sipas Malajt, pa çeljen zyrtare të negociatave me vendim të Këshillit Evropian, çdo propozim nga Komisioni dhe Parlamenti evropian mbetet i pamjaftueshëm, ndërsa ajo që është e domosdoshme për vendin, bazuar në krizën aktuale, Malaj thotë se janë të domosdoshme zgjedhjet e parakohshme, jo për mbijetesën e klasës politike, por për një moment të ri.

Reagimi i plotë:                                                                                     

Perse po zihemi? Per gjysmen plote te gjysmes bosh apo per gjysmen bosh te gjysmes plote? ( Draft Artikull) Pa celjen zyrtare te negociatave me vendim te Keshillit Evropian cdo propozim nga Komisioni dhe Parlamenti evropian mbetet i pamjaftueshem. Prandaj duhet te presim te gjithe vendimin zyrtare te Keshillit evropian Prandaj duhet qe celja e negociatave te mos ulet kembekryq ne debatet e mbi ngarkuara dhe te tensionuara ne mediat vizive dhe te shkruara. Aty duhet diskutuar per reformat kushtetues ene politike dhe qeverisjen e vendit.

Opozita e di se dhenia e propozimit per celjen e negociatave bazohet ne gjysmen plote te gjysmes bosh.

Mazhoranca e di se nqs propozimi i Komisionit dhe Parlamentit evropian nuk mbeshtetet nga Keshilli evropian jo sepse Evropa eshte ne krize institucionale, por sepse ata vleresojne se gjysma plote e gjysmes bosh ne disa reforma politike dhe ekonomike, si dekriminalizimi i institucioneve kushtetuese, vettingu ne gjyqesore, kapja e shtetit nepermjet ppp-ve, koncensioneve dhe tenderave publik, paqendrueshmeria e administrates publike nepotizmi dhe korrupsioni interferencat e grupeve kriminale ne politike dhe ekonomi, bejne qe gjysma plote te jete me e vogel se gjysma bosh.

Ketu mbeshtetet refuzimi i tyre ndaj propozimeve te dy insitucionmeve evropiane per celjen e negaictatave per Maqedonin e Veriut dhe Shqiperine.

Ky eshte argumenti real dhe i sinqerte qe lideret evropian ja kane dhene ne sy mazhorances dhe opozites se perse ata nuk do te autorizojne celjen e negociatave, pa e mbyllur doren e anetaresimit, por duke zgjatur kohen ne pritje.

Ja kane thene ne sy te gjithe faktoreve politike ne vend jo per te ushqyer grindjet dhe krizat midis tyre, por per ti nergjegjesuar edhe publikisht per pergjegjesite e perbashketa te tyre ndaj nje prioriteti historik dhe kombetare te cilin e deshirojne mbi 93 perqind e shqiptareve.

Pranimi i gjysmes plote ky jane bazuar vleresimet teknike te Komisionit dhe Parlamentit Evropian krijon premisa qe politika te fokusohet tek gjysma bosh, te fokusohet tek plotesimi sa me pare i detyrave te shtepise, te fokusohet tek eleminimi i vonesave te integrimit dhe reduktimi i kohes dhe i efekteve negative te deshtime te perseritura.

Kendveshtrimet me fokus gjysmes plote jane me pozitive se ate qe fokusohen tek gjysma bosh.Kjo sepse mohimi i arritjeve te certfikuara nga dy institucione te BE ul inspirimin, angazhimin dhe perkushtikim shoqerore dhe politik per te ecur perpara.

Fokusimi tek gjysma bosh duke mohuar gjysmen plote nxit grindjet dhe agressivitetin nderpartiak aq sa gota mund te thyhet,gjysma plote te behet bosh dhe gjysma bosh te behet e gjitha bosh. Ky eshte modeli i krizave te mepareshme qe jo vetem na kane penguar te ecim perpara por na kane kthyer disa vite mbas

Ndersa fokusimi tek gjysma bosha pa e thyer goten, pa e injoruar gjysmen plote, mund ta ndihmoj opoziten te qartesoj vizionin dhe prirotetet e saj, Te programoj qarte dhe premtoj me sinqeritet se cilat do te jen realisht objektivat, hapat dhe afatet konkrete qe gjysmen bosh e bejne gjysem plote dhe qe te dyja pljeset plote e bejne te plote angazhimin dhe perkushtimin per te plotesuar sa me pare detyra e shtepise.

Shqiperise i duhet qe sa me pare, gota te jete plote. Ajo mund te arrihet nqs ; (i) Mazhoranca njeh pjesen bosh dhe perkushtohet ta mbush ate sa me pare me reforma te thella strukturore ne politike dhe ekonomi dhe (ii) opozita e njeh pjesen plote dhe perkushtetet brenda institucioneve kushtetuese te vendit te saj dhe ne menyre paqesore me protesta e saj,per te mbushur sa me pare te gjysmes plote.

Ne situaten aktuale kthimi i opzites ne institucionet kushtetuese te vendit mund te arrihet vetem nepermjet zgjedhjeve te parakoheshme, Nje marrveshje ëin-ëin per reformat e domsodoshme dhe kritike eshte bere e domosdoshme jo per mbijetese te klases politike por per nje moment te ri (tipping point) ne jeten politike te vendit tone.

Ne rast te kundert me kete ambient politik te mbingarkuar negativisht, rrezikohemi gjithnje e me shume qe mazhoranca ta injoroi ekzistencen e gjysmes plote, pra te perkushtohet tek marketingu i sukseseve dhe jo tekepergjegjesite e deshtimeve dhe njekohsishte opoziita te injoroi ekzistencen e gjysmes plote dhe te mbeshtet perhere e agazhuar per gjysmen bosh, gje qe do te cenonte kredibilitetin e saj politike dhe legacy/trashgimine e saj politike ne tranzicionin shqiptar.

Cdo konribut ne thellimin dhe qartesimin e kesaj analze eshte me shume se e mirepritur,

Mirenjohje

Arbeni

Të fundit