Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Këshilli i BE “po” Shqipërisë, por me 13 kushte

Negociatat/ Këshilli i BE “po” Shqipërisë, por me 13

Të enjten Shqipëria mund të marrë “po” për negociatat, por, me kushte shtesë. 9 kushteve të Bundestagut gjerman, që i`a la detyrë Shqipërisë në shtatorin e vitit të kaluar, Këshilli i Europës pritet të propozojë dhe disa kushte shtesë për vendin tonë. Politiko.al, ka siguruar draftin që do të diskutohet nga Këshilli i Bashkimit Europian, ku theksohet se “Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur pas miratimit të kornizës së bisedimeve nga Këshilli. Por para konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të plotësojë 13 kushte”.

Ato janë: “Të miratojë plotësisht reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR; Sigurimi i financimit transparent të partive politike dhe fushatave elektorale; Vazhdimi i zbatimit të reformës në drejtësi (ku përfshihet funksionimi i Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë). Gjithashtu kërkohet që të përfundojë krijimi i strukturave të specilizuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit (duke nënkuptuar SPAK dhe BKH). Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është një tjetër kusht, duke bashkëpunuar me vendet anëtare të BE. Trajtimi i fenomenti të kërkesave të pabaza të azilit dhe sigurimi i riatdhesimeve”.

Por jo vetëm kaq, ndër këresat e reja të shtuara është rishikimi i ligjit të mediave. “Ndryshimi i ligjit të mediave në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbeten prioritete të rëndësishme”, thuhet ndër të tjera në kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian për Shqipërinë.

Kushte të tjera të rëndësishme janë ato që lidhen me: “Fillimin e hetimeve penal ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vettingut; fillimi i procedurave ndaj atyre që akuzohen për blerje votash; nisja e procedurave hetimore ndaj zyrtarëve të lartë public dhe politikanëve; reformimi i administratës publike; implementimi i reformës zgjedhore; një vendim përfundimtar për ligjshmërinë zgjedhjet e 30 qershorit 2019; ligji për mbrojtjen e pakicave kombëtare, miratimi i ligjit për regjistrimine e popullsisë në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës si dhe avancimi i regjistrimit të pronave”, thuhet ndë draftin që pritet të miratojë Këshilli i Europës.

Të fundit