Flash News

KRYESORE

Negociatat me BE, Soreca: Shqipëria ka shumë për të bërë, veçanërisht në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit

Negociatat me BE, Soreca: Shqipëria ka shumë për të

Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca është shprehur skeptik sa i takon çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, gjatë vitit të ardhshëm.

Në një intervistë për ‘Monitor”, ai shprehet se vendi ka bërë përparime në objektivat kyçe, por sipas tij ka ende shumë punë për të bërë.

“Shqipëria ka bërë përparim shumë të rëndësishëm në vitet dhe muajt e fundit, por ende ka shumë për të bërë. Veçanërisht në fushat që janë identifikuar nga Këshilli në qershorin e kaluar. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është vendimtare dhe nuk ka kohë për të humbur. Reforma e drejtësisë duhet të vazhdojë, është një proces elastik dhe të gjithë duhet të punojnë në të njëjtën drejtim”, shprehet Soreca.

I pyetur nëse Këshilli Evropian duhet t’i kishte hapur negociatat me Shqipërinë në qershor të këtij viti për t’i motivuar ata për reforma të mëtejshme në vend, ai shprehet: E pra, pozicioni i shprehur nga Komisioni Evropian ishte, me të vërtetë, të rekomandojë hapjen e negociatave në qershor. Por Bashkimi Evropian përbëhet nga disa institucione, dhe Këshilli, në kuadër të së drejtës së saj, nuk ka gjetur konsensus për këtë. Ne respektojmë shumë qëndrimin e atyre shteteve anëtare që nuk ishin dakord. Ne po punojmë me ta dhe më e rëndësishmja po punojmë me Shqipërinë për të qenë të sigurtë se shqetësimet e shprehura në qershorin e kaluar janë adresuar dhe ndoshta janë zgjidhur, në mënyrë që të kemi një përfundim pozitiv në vitin e ardhshëm”.

Të fundit