Flash News

KRYESORE

Negociatat me Greqinë, Meta: Kam pasur mosmarrëveshje me Bushatin, ‘kushti’ që i ka vendosur Ramës

Negociatat me Greqinë, Meta: Kam pasur mosmarrëveshje me Bushatin,

Presidenti Ilir Meta ka folur në intervistën për Zërin e Amerikës, sa i takon negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kreu i shtetit është shprehur se ka pasur një dakortësim me kryeministrin Rama por edhe mosmarrëveshje me Ministrin Bushati.

Meta tha se i ka bërë të qartë Ramës se është e rëndësishme që një marrëveshje të tillë të konkludohet në momentin që Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

“Unë kam bërë përpjekjet e mia maksimale në mënyë më konstruktive për t’i kontribuar zgjidhjes së drejtë të kësaj çështjeje dhe jo ndërlikimit të mëtejshëm të saj, sepse kjo është një çështje delikate te ne po është një çështje delikate edhe në Greqi, kështu që kam bërë gjithçka.

Me kryeministrin Rama kemi patur një dakortim të plotë, kemi patur disa mosmarrëveshje me Ministrin Bushati për këtë çështje dhe i kam bërë të qartë kryeministrit që, në rast se ai është i bindur se është tërësisht e mundur për t’u finalizuar një marrëveshje e tillë ai do ta ketë autorizimin nga ana ime si kryeministër, por edhe si shef i mazhorancës sepse është një marrëveshje që duhet të kalojë në parlament.

Por, antyrisht i kam bërë edhe të qartë që është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, përndryshe kjo nuk do t’i shërbente mbarëvajtjes dhe përmbylljes përfundimatre të kësaj çështjeje në interes të dy vendeve”, u shpreh Meta.

Të fundit