Flash News

KRYESORE

Negociatat me kushte, por Gent Cakaj i mohon: Janë prioritete të zgjerimit

Negociatat me kushte, por Gent Cakaj i mohon: Janë prioritete të

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj beson se hapja e negociatave u ndikua nga dy faktorë; metodologjia e re dhe raporti i KE-së që konfirmoi se Shqipëria i ka përmbushur kushtet. Në një intervistë për emisionin “Real Story”, Cakaj tregoi edhe se si u bind Franca dhe Hollanda për të thënë “po”.

“Ky vendim vjen si kombinimi i dy faktorëve, metodologjia e re që ka krijuar një klimë më pozitive për procesin e zgjerimit dhe faktori i dytë raporti i KE-së i cili për herën e tretë konfirmoi që Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme”, tha Cakaj.

Franca ka këkruar që vendet anëtare të kenë një kontroll më të lartë dhe të jetë një proces më politik në vendosjen e kushteve por përveç këtyre faktor tjetër është dhe rritja e rezultateve nga Shqipëria. Reforma në drejtësi, ngritja e trupave të reja të gjyqësorit dhe rritja e luftës kundër krimit të organziuar dhe korrupsionit”, u shpreh ai.

Megjithatë, Gent Cakaj nuk i quan kushte detyrat e lëna nga BE, por “prioritete të angazhimeve”. “Diskutimet në nivel të ambasadorëve apo të ministrave të jashtëm mbesin të tilla deri në momentin kur paraqiten në konkluzionet e Këshillit. Kur paraqiten në konkluzione nuk janë më kërkesa të vendeve por të BE-së. Ne kemi pakon e kushteve dhe nuk duhen lexuar si kushte të imponuara nga vende të veçanta.

Të gjitha ato elemente që janë paraqitur janë pjesë e  platformës së prezantuar për Shqipërinë në rrugën europiane. Bëhet fjalë për një detajizim. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ndonëse është formulim i ri, mund të situohet brenda angazhimeve të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar”, tha Cakaj.

Të fundit