Flash News

KRYESORE

"Negociatat më të rëndësishme në 70 vjet"; Kryenegociatori i Shqipërisë me BE, për herë të parë pas emërimit: Suksesi nëse të gjithë flasim një zëri

"Negociatat më të rëndësishme në 70 vjet";

“Moment historik për vendin”, kështu e ka cilësuar kryenegocatori i Shqipërisë, Zef Mazi, nisjen e kapitullit të bisedimeve me Bashkimin Evropian në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin.

Në fjalën e tij të parë pas emërimit në krye të këtij pozicioni, Mazi u shpreh se ky është një moment historik dhe se nëse palët duan sukses, duhet të ketë bashkëpunim dhe palët të flasin një zëri.

“Ky është një moment historik për vendin tonë. Këto janë negociatat më të rëndësishme të vendit tonë në 70 vitet e fundit. Ky shans i madh që na u dha, na motivon që përpjekjet tona dhe këtë besim t’a çojmë deri në fund. Kjo punë do të ketë sukses nëse ne do të jemi profesionistë, do të flasim në një zë. Me përkrahjen e Këshillit, shoqërisë civile, akademikëve dhe faktorëve që kanë peshë në shoqërinë shqiptare, unë dhe grupi negociator s’do të kursehemi për të çuar më para këtë proces. Falenderoj për besimin që mu dha personalisht”, tha Mazi.

Të fundit