Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Ministri: Hungaria është pro Shqipërisë, por vendet e mëdha janë kundër

Negociatat/ Ministri: Hungaria është pro Shqipërisë, por

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, është shprehur pro negociatave ,e BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por ai ka shprehur shqetësimin se shtetet e mëdha nuk janë akoma gati për t’u dhënë dritën jeshile këtyre dy vendeve.

Në një intervistë për ABC Neës, Szijjarto ka thënë se Hungaria është pro zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe se e kupton shumë mirë rëndësinë e këtij zgjerimi, dhe vendimit që do të merret sot.

Fatkeqësisht, qëndrimi ynë përfaqëson minoritetin, pasi shtetet e mëdha perëndimore anëtare të Bashkimit Europian nuk duken të gatshme për të marrë këtë vendim, gjë për të cilën ne shprehim keqardhje të madhe. Ne e njohim mirë rajonin, tensionet që ka dhe e dimë mirë se integrimi europian do të ishte përgjigja më e mirë për të kapërcyer këto tensione. Ne e dimë shumë mirë se sa e dëmshme për rajonin do të ishte shtyrja e vendimit për hapjen e negociatave me të dyja vendet. Shqipëria ka qenë vend kandidat për më shumë se 5 vjet dhe ne nuk shohim arsye për të mos filluar negociatat e anëtarësimit”, ka thënë ministri i Jashtëm Hungarez.

Të fundit