Flash News

KRYESORE

Negociatat me BE-në, Edi Rama zëvendëson Majlinda Bregun me ish-deputeten e PS?

Negociatat me BE-në, Edi Rama zëvendëson Majlinda Bregun me

Eurodeputeti Eduard Kukan gjatë qëndrimit në Tiranë ka zhvilluar një takim edhe me ish-deputeten e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj. Që kur vendosi të mos kandidonte në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, Leskaj ka qëndruar jashtë zhvillimeve politike dhe nuk ka komentuar as tërheqjen e papritur nga roli në PS.

Por takimi Kukan-Leskaj mund të jetë një paralajmërim për emrin që qeveria e Edi Ramës do të zgjedhë në postin e kryenegociatores së Shqipiërsë në rast se hapen negociatat me Bashkimin Europian.

Vitin e kaluar u përfol për emrin e ish-ministres demokrate të Integrimit, Majlinda Bregu, por ajo vetë mohoi se preferonte një post të tillë nga partia kundërshtare. Ndërkohë që Valentina Leskaj mund të jetë emri zëvendësues.

Ish-deputetja e PS ka një karrierë të pasur jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij.

Në Shqipëri, Leskaj ka qenë anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme, kryetare e Komisioneve të Integrimit; të Punës dhe Çështjeve Sociale; të Edukimit  dhe Medias. Në vitet 2002-2004 ka mbajtur postin e ministres së Punës dhe Çështjeve Sociale dhe së fundmi nënkryetare e Kuvendit.

Ndërkohë që ka një karrierë të pasur në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në dhe organizatat ku vendi ynë është anëtar.

Në vitin 2009, ajo u zgjodh nënkryetare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri. Në 2013-ën mori detyrën e kryetares së Delegacionit të Parlamentit Shqiptar në Asamblenë  Parlamentare të Këshillit  të Europës dhe në vitin 2015 u zgjodh Zëvendës-Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Të fundit