Flash News

KRYESORE

Negociatat në udhëkryq, Donald Tusk javën e ardhshme në Tiranë

Negociatat në udhëkryq, Donald Tusk javën e ardhshme në

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë javën që vjen.

Mësohet se zyrtari i lartë i BE do të mbërrijë ditën e martë dhë pritet një takim i tij me kryeministrin Rama.

Vizita e Tusk vjen vetëm një muaj para vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Përveç Shqipërisë, Tusk do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, për t'u takuar me krerët e politikës atje.

Vendimi për Shqipërinë si dhe Maqedoninë e Veriut do të jepet më 18 tetor.

Të fundit