Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Nëntë kushtet, dy fazat dhe penalitetet e rezolutës gjermane për Shqipërinë

Negociatat/ Nëntë kushtet, dy fazat dhe penalitetet e rezolutës

Grupet parlamentare qeverisëse në Gjermani, kanë autorizuar qeverinë e kancelares Angela Merkel që të miratojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, por qeveria shqiptare ka nënë kishte për të plotësuar, e procedura është e ndarë në dy faza.

Shqipëria nuk ka asnjë shans që të paraqitet në konferencën e parë për prezantimin e grupeve të negocimit pa vënë në punë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Përveç kësaj, duhet miratuar patjetër reforma zgjedhore. Kërkohet që reforma të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike.

Ndërsa konferenca e dytë, që shënon hapjen zyrtare të negociatave, me nisjen e negocimit për kapitujt e parë, do të ndodhë vetëm kur qeveria gjermane të konstatojë plotësimin e shtatë kushteve të tjera nga Shqipëria. Me ngulm kërkohet dënimi për të gjithë ata që kanë kryer shkelje ligjore, që nga gjyqtarët e prokurorët e deri te personat që kanë blerë vota, pa harrua dënimet e politikanëve të korruptuar.

Bundestagu gjerman i kërkon qeverisë gjermane që t’i bëjë të qartë Shqipërisë, se nëse pas hapjes së negociatave të pranimit, Shqipëria vonon, pezullon ose tërheq përmbushjen e detyrimeve, atëherë negociatat e pranimit duhet të ndalojnë dhe në rast dyshimi, të ndërpriten.

9 kushtet e vendosura nga Bundestagu

Faza e parë

Konferenca e parë për prezantimin e grupeve të negocimit do të zhvillohet vetëm atëherë kur Qeveria Gjermane të konstatojë plotësimin e dy kushteve nga Shqipëria:

  1. Vënia në punë e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
  2. Miratimi i Reformës Zgjedhore, e cila të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe të sigurojë një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore. Reforma duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike.

 Faza e dytë

Konferenca e Dytë, që shënon hapjen zyrtare të negociatave, me nisjen e negocimit për kapitujt e parë, do të ndodhë vetëm kur Qeveria Gjermane të konstatojë plotësimin e shtatë kushteve të tjera nga Shqipëria:

  1.  Zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore të filluar.
  2. Fillimi i procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme.
  3. Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualisht i proceseve gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje, dhe ndjekjen serioze dhe të shpejtë të procedimeve.
  4. Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe aftësia e saj për të punuar.
  5. Progres solid në krijimin e bilanci suksesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë inicimin dhe procedimet e para të përfunduara kundër nëpunësve civilë dhe politikanëve të nivelit të lartë.
  6. Progres i prekshëm në reformën administrative
  7. Një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese; nëse urdhërohet përsëritja e zgjedhjeve, ato duhet të zhvillohen në bazë të ligjit të ri zgjedhor.

Të fundit