Flash News

KRYESORE

“Negociatat nuk do të hapen në tetor”, diplomati i njohur: Shqipëria, instrument i individëve të pangopur me pushtet

“Negociatat nuk do të hapen në tetor”, diplomati i njohur:

Diplomati i njohur Agim Nesho i ka bërë një ‘skaner’ të plotë çështjeve më të mprehta politike në vend.

Duke folur në studion e lajmeve të Fax Neës, Nesho foli ndër të tjera edhe për mundësine e hapjes së negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE-në, në tetor.

 

Ai u shpreh skeptik për shanset që vendi ynë ka, duke theksuar se pengesë e madhe për anëtarsimin është korrupsioni dhe krimi i organizuar.

“Unë mendoj se këto negociata nuk do të hapen, duke marrë parasysh edhe kurrupsionin dhe krimin e organizuar. Në 6 vitet e fundit Shqipëria ka pasur një regres, në të gjitha aspektet ekonomike, përfshirë kapjen e shtetit, krijimit të narko-shtetit, lidhjen e krimit me politikën dhe situata mund të ndryshojë dhe të marrim një përgjigje pozitive vetëm nëse arsyeja do të jetë gjeopolitike”, tha Nesho.

Për sa i përket idesë së shprehur herë pas here nga aktorë të ndryshëm të politikës dhe jashtë saj, se ndërkombëtarëve ju intereson më shumë stabiliteti se demokracia në Shqipëri, Nesho tha se kjo qasje është e gabuar, pasi hap një tjetër krizë.

“Disa faktorë të lidhura me interesa të caktuara të cilat kanë krijuar edhe idenë se më rëndësi ka stabiliteti se demokracia, kanë ndikuar që të mbështeten persona të veçantë. Kjo e ka zgjidhur krizën duke hapur një krizë tjetër por që në thelb e dëmton vendin duke rrezikuar të kthehemi në diktaturë sepse shumica e institucioneve është kapur. Me instalimin e klikave që instalojnë sistemet putineske që së fundmi në Europën Lindore po instalohen, janë eksperimente të cilat vijnë si rezultati i individëve të pangopur me pushtet, dhe një rast i tillë është edhe Shqipëria. Ndaj, është e drejta e opozitës dhe e popullit shqiptar që me maturi të marrin pjesë në një lëvizje për ti thënë jo instalimit të një sistemi që nuk është demokratik”, u shpreh diplomati.

Të fundit