Flash News

KRYESORE

Negociatat nuk hapen as në qershor? Eurodeputeti Fleckenstein merr në mbrojtje Ramën

Negociatat nuk hapen as në qershor? Eurodeputeti Fleckenstein merr në

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, ku i pranishëm ishte dhe Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Eurodeputeti është shprehur se në fokus të diskutimeve ka qenë çelja e negociatave në qershor për Shqipërinë.

“Patëm një diskutim të mirë për nevojën për të nisur hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor. Një objektiv i qartë dhe i përbashkët i Shqipërisë dhe Bashkimit Europian”, shkruan ai ne Twitter, duke mbrojtur Ramen.

Media gjermane, Deutsche Welle raportoi dje pas Samitit të Belinit, se vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë do të shtyhet për në Shtator.

Knut Fleckenstein është raporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe përfaqësues i social-demokratëve gjermanë në këtë institucion.

Të fundit