Flash News

KRYESORE

Negociatat, Palmer: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kualifikohen me meritë

Negociatat, Palmer: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kualifikohen me

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se  shpreson se në muajin mars përgjigjja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të jetë “po”, pas refuzimit në tetor në Bruksel.

“Ne mendojmë se të dyja vendet kualifikohen me meritë. Mendojmë se është një sinjal i rëndësishëm që duhet t’i dërgohet rajonit. Mendojmë se është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë rrugë të qartë evropiane dhe perspektivë evropiane”, tha Palmer, për Radion Evropa e Lirë.

Ai tha se SHBA-ja ka një vizion për Ballkanin Perëndimor dhe se ai është një vizion pozitiv.

Të fundit