Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Pendarovski: Nuk kam kërkuar ndarje nga Shqipëria në marrjen e vendimit

Negociatat/ Pendarovski: Nuk kam kërkuar ndarje nga Shqipëria në

Në takimin që pati sot me kreun e shtetit Ilir Meta, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski kërkoi që do vendet të kishin një bashkëpunim më të fortë në çështjet ekonomike.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Pendarovski tha se ndihet i kënaqur për marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat kanë ardhur drejt një trendi pozitiv.

“Marrëdhëniet mes dy vendve shënojnë një trend pozitiv zhvillimi. Kënaqësi për nivelin e arritur në marrëdheniet bilaterale. Bashkëpunimi ynë është shumë frytdhënës. Ne na lidhin shumë gjëra, historia e përbashkët, gjeografia e përbashkët, e ardhmja e përbashkët euroatlantike dhe sfidat e përbashkëta.

Në takim e informova pres Meta për takimin e liderëve që është mbajtur pak kohë më parë për të vazhduar rruga europiane dhe të mbahen zgjedhjet parlamentare. Zotimi ynë të inkurajojmë faktorët në dy shtetet tona të vazhdojnë reformat. Propozova që Shtetet e Ballkanit Perëndimor në javët e ardhshme të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm në Maqedoni për çështjen e negociatave.

Ky bashkëpunim me intensitet të pazbuluar të vazhdojë edhe të ardhmen. Energjinë tonë ta shpenzojmë dhe në bashkëpunimin ekonomik që nuk reflekton marrëdhëniet e mira politike”, u shpreh Pendarovski.

Në lidhje me deklaratat për ndarjen e e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria gjatë marrjes së vendimit për çeljen e negociatave për anëtarsim në BE, presidenti maqedonas mohoi të ketë thënë ndonjë gjë të tillë.

Ai tha se procesi i ndarjes së dy shteteve nuk ka qenë kurrë pjesë e fjalorit të tij politik, pasi sipas tij, si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria duhet ta merrnin ‘PO’-në për çeljen e negociatave.

“Procesi i ndarjes së dy shteteve asnjëherë nuk ka qenë pjesë e fjalorit tim politik sepse realisht mendoj se të dy shtetet duhet të merrnin hapjen e negociatave. Harxhuam shumë kohë për të shpjeguar se nuk bëhet fjalë për zgjerim që do të dojë shumë vite. Ishte një lloj ndëshkimi për të gjithë rajonin, i pamerituar. Teza ime është që rajoni nuk duhet harruar. BE duhet të gjejë mënyra të afrojë vendet e rajonit”, u shpreh Pendarovski.

Të fundit