Flash News

KRYESORE

Deti, Bushati: Presidenti jep autorizimin, plotfuqishmëria i përket Ministrit të Jashtëm. S’diskutohen emrat në publik

Deti, Bushati: Presidenti jep autorizimin, plotfuqishmëria i përket

Ditën e sotme, në Komisionin e Jashtëm, Ministri Ditmir Bushati, sa i përket negociatave për detin me Greqinë,  u shpreh se presidenti jep autorizimin, plotfuqishmërinë e ka ministri i Jashtëm.

“Presidenti i Republikës nuk jep plotfuqishmëri. Ligji që keni miratuar ju, 43/2016 përcakton qartë se kush e jep plotfuqishmërinë. Presidenti i Republikës jep autorizimin, plotfuqishmëria është kompetencë e minstrit të punëve të jashtme. Për këtë lloj negocimi është shumë e vërtetë që unë si ministër i Punëve të jashtëm i kam kërkuar presidentit dhënien e autorizimit për plotfuqishmërinë. Për ta kuptuar, fare thjeshtë i kam kërkuar Presidentit autorizim për të filluar punën konkrete. Me dëshirën dhe synimin për të arritur një marrëveshje me Greqinë për këtë çështje. Me Presidentit kam komunikuar në rrugë institucionale, dhe do të vazhdoj ti shfrytëzoj sepse na imponon ligji dhe kushtetuta të kemi bashkëpunim. Presidentit i është bërë kërkesa nga ana ime, para se të procedoj me kërkesën për autorizim. E vërteta është që institucionet kërkojnë autorizim për dhënie plotfuqishmërie nga Presidenti”, u shpreh Bushati.

Ndërsa sa i përket grupit negociator, ai shtoi se nuk është normale diskutimi i emrave në publik.

 “E ka bërë publik faktin që për këta emra ka kërkuar një verifikim nga instancat shtetërore përkatëse, po ju them para se të procedonim për këta emra ne kemi bërë verifikimin tonë. Institucionet do të përgjigjen për këtë çështje por nuk është absolutisht normale për një shtet që të diskutojë emrat në publik dhe të fillojë linçimi i tyre. Përgjegjësia për këtë proces, është përgjegjësi politike. Kush ka vërejtje për emra individualë i drejtohet instancave shtetërore. Ndërsa këtu, nuk është në tagrin e Parlamentit, nuk është Parlamenti as SHISH, as DSIK, as SHIU. Kush ka interes për të ditur historikun e x-it e y-it le ti drejtohet mbi bazën e rregullave instancave përkatëse. E para tentojmë t'i intimidojmë dhe demotivojmë, e dyta japin sinjal të keq dhe fqinjëve që duam të negociojmë një marrëveshje të re”, shtoi më tej Bushati. 

Të fundit