Flash News

KRYESORE

Negociatat për krizën: Basha anuloi sot një udhëtim të rëndësishëm, por dërgoi dikë tjetër

Kryetari i Partisë Demokratike ka braktisur sot një udhëtim të rëndësishëm, i cili do i shërbente si një tjetër rast për të ngritur çështjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme për të cilat opozita e udhëhequr prej tij po proteston prej 87 ditësh.

Burime të politiko.al në Bruksel, bëjnë me dije se Basha ka qenë i ftuar në një takim të 'Paneuropean Working group', pjesë e grupit të PPE në Parlamentin Europian, që mbahet sot në Strasburg. Tema e bisedës ka qenë "Si të garantohen zgjedhjet e lira në Shqipëri", dhe Basha ka qenë 'i ftuar sepcial'.

Negociatat intensive për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri e kanë detyruar shefin e opozitës të anulojë udhëtimin në Strasburg dhe të dërgojë atje deputetin, Genc Pollo.

 

Të fundit