Flash News

KRYESORE

Negociatat për Shqipërinë shtyhet në shtator, Gent Cakaj ia shtron me verë pas takimit në Samitin e Berlinit  

Për Shqipërinë nuk hapen negociatat në muajin qershor, por një vendim mund të merret në shtator të 2019-ës. Ishte media gjermane, Deutsche Welle ajo e cila raportoi me burime nga CDU/CSU, se vendimi i këtij grupi, më i madhi në Bundestag, do të jepet në vjeshtë, pasi koha nga dalja e rekomandimit të Komisionit në fund të majit dhe samiti i Këshillit në qershor, nuk mjafton për të analizuar ecurinë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, ky fakt aspak pozitiv për integrimin e vendit duket se nuk e ka shqetësuar shumë ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

Siç duket edhe nga foto, pas përfundimit të takimit të thirrur nga kancelaria Angela Merkel me liderët e Ballkanit Perëndimor, ministri i ri një detyrë nuk i ka mohuar vetes një gotë verë në një nga restorantet e Berlinit.

Ai shfaqet teksa shijon një gotë verë bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Bekim Çollakun, këshilltari i Thaçit, një foto e publikuar nga ky i fundit.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka dështuar dy herë të hapë negociatat me Bashkimin Evropian, ndërkohë që edhe për këtë vit pritshmëritë janë të ulëta. Shtetet e BE-së kërkojnë më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësisht se përgëzohet puna në reformimin e gjyqësorit.

Të fundit