Flash News

KRYESORE

Negociatat po favorizonin Greqinë? Meta: Qeveria ka punë të tjera, është nën presion

Negociatat po favorizonin Greqinë? Meta: Qeveria ka punë të

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në “Real Story” është pyetur për çështjen e negociatave me Greqinë sa i përket marrëveshjes për  detin dhe mosdhënien e plotfuqishmërisë Ditmir Bushatit.

I pyetur nëse negociatat me Greqinë po favorizonin shtetin fqinj, Meta u shpreh, “Nuk  kam arsye të ndikohem nga dekarata që kanë akuza dhe interpretime të ndryshme. Unë nuk besoj se qeveria ka një interes të favorizojë Greqinë. Por duhet të kemi parasysh se qeveria ka dhe punë të tjera.  Në këtë rast presidenti dukeqenëse ka përgjegjësi të mëdha, merret me çdo detaj. Çdo detaj shpreh një argument më shumë dhe një argument më pak. Një marrëveshje nuk mund të jetë kurrë e njëanshme”.

Më tej Meta shtoi se Shqipëria ka probleme të tjera, ka përmbytje dhe qeveria vihet nën presione të tjera nga më të ndryshmet.

Të fundit