Flash News

KRYESORE

Negociatat, Pollo beson te një përgjigje pozitive: Këtë vit sinjalet janë ndryshe nga vitet e shkuar

Negociatat, Pollo beson te një përgjigje pozitive: Këtë vit

Ish-ministri dhe ish-deputeti demokrat Genc Pollo që ka drejtuar Komisionin e Integrimit deri në momentin e djegies së mandateve e sheh me optimizëm dhe beson te një përgjigje pozitive sa i takon procesit të çeljes së negociatave me Shqipërinë.

Në një intervistë për Abc news, Pollo thotë se krahasuar me vitet e kaluar këtë vit sinjalet janë ndryshe.

Megjithatë ai shton se që të vijë një përgjigje pozitive ende ka shumë punë, duke u ndalur te reforma zgjedhore që si kriter ka përfundimin brenda marsit.

“Këtë vit ndryshe nga viti i kaluar shenjat janë pozitive dhe çelja e negociatave ka një dobi strategjike dhe afatgjatë. Megjithatë ka ende punë. Që të fillojë Konferenca e Parë e Pranimit që vendos kuadrin e negociatave duhet të ketë përunduar Reforma Zgjedhore, çka ne shpresojmë të përfundojë në mes të muajit mars. Por që të mblidhet Konferenca e Dytë e Pranimit,  nga e cila fillojnë realisht negociatat duhet të jenë bërë zgjedhje, por dhe kur të jenë dënuar politikanët e kapur në vjedhje zgjedhore apo në mashtrim zgjedhor”, tha Pollo.

Sa i takon metodologjisë së re që po diskutohet në Bruksel, Pollo u shpreh se është në favor të Shqipërisë.

“Kam besim se do të jetë një metodologji më e mirë që do të ndihmojë Shqipërinë, në rast se do të hapen negociatat, do të ndihmojë Shqipërinë. Një qasje më e fokusuar tek shteti ligjor dhe më e rreptë në problemet reale të shtetit ligjor, do të jetë e dobishme për Shqipërinë”, theksoi Pollo.

I pyetur se çfarë do të sjellë për shqiptarët një përgjigje pozitive, Pollo tha se asnjë nuk do të jetë e menjëhershme.

“Nuk do të sjellë asgjë menjëherë. Por afatgjatë do të ketë ndikim më pozitiv, më të fortë nga Bashkimi Europian për të përmirësuar disa aspekte të qeverisjes”, përfundoi ai.

Të fundit