Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Rama: Një forcë e brendshme përpiqet t’i pengojë, në Samitin e Berlinit morëm një mesazh

Negociatat/ Rama: Një forcë e brendshme përpiqet t’i

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një hapësirë të konsiderueshme zhvillimeve politike në fjalimin e tij në ditën e dëshmorëve, gjatë një takimi me veteranët.

Kryeministri akuzoi sërish opozitën për zvarritjen e çeljes së negociatave nga BE, ndërsa shtoi se rekomandimi për hapjen e negociatave është bërë vitin e shkuar pa kushte, pasi sipas tij, Shqipëria i ka bërë ‘detyrat e shtëpisë’.

“Sfida për çeljen e negociatave përkon me 75 vjetorin e çlirimit të vendit. E dëshiroj me gjithë zemër që kjo përpjekje e gjatë, fatkeqësisht jo të gjithë të bashkuar si askund tjetër në vendet që kanë synuar çeljen e negociatave, sot janë në proces negocimi apo anëtarë, një forcë e brendshme përpiqet çdo ditë të pengojë çeljen e negociatave, duke e kthyer këtë aspiratë kombëtare në një argument të politikës së ditës.

Ne vjet morëm rekomandimin pozitiv nga KE pa kushte dhe po vjet Këshilli Europian vendosi që për arsye të brendshme të disa prej vendeve anëtarë të BE kjo temë të adresohet në qershorin që vjen. Po vjet Këshilli Evropian dhe KE vendosën se pavarësisht negociatave për anëtarësim të Shqipërisë nuk u çelën zyrtarisht, procesi i hulumtimit që nis me çeljen zyrtare të nisë dhe ka filluar që në vjeshtën e 2018.

De facto përtej atyre që thuhen e dërdëlliten për të çakërdisur dynjanë, Shqipëria ka zhvilluar një proces teknik që është procesi që kanë zhvilluar vendet pasi kanë hapur negociata. Qershori është afër, shpresojmë që KE të japë rekomandim pa kushte përsëri për çeljen e hapjeve negociatave zyrtare. Në nivelin e vlerësimit të detyrave të shtëpisë që bëhet nga komisioni të marrim atë që na takon, meritën e plotësimit të detyrave. Disa prej vendeve evropiane në realitet e tyre elektorale kërkuan që kjo çështje të konsiderohet pas zgjedhjeve evropiane që janë në fund të majit.

Mjafton të kuptojmë se ka një lidhje mes asaj që një vend bën dhe vendeve të tjera vendosin për këtë vend në varësi të situatave të brendshme. Kush kërkon që këtë gjë Shqipëria ta kapërcejë pa marrë parasysh se çfarë gjykojnë qeveritë përkatëse të atyre vendeve, nuk e di ç’flet.

Do bëjmë gjithçka që të marrim vendimin pozitiv në qershor mundësisht, por pa diskutim brenda këtij viti. Koha nga dalja e raportit më 25 maj te mbledhja e këshillit në 21 qershor është e shkurtër dhe në takimin fundit në Berlin, ku vetëm e vërteta nuk u tha, morëm mesazhin pozitiv nga Gjermania dhe gatishmërisë për ta konsideruar këtë çështje duke kapërcyer afatin për shkak të procedurës”, tha Rama.

Të fundit