Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Rama: Nuk ka më asgjë që lidhet me ne, vizionin e presidentit të Francës s’e ndikon as gjykata kushtetuese, as reforma zgjedhore

Negociatat/ Rama: Nuk ka më asgjë që lidhet me ne, vizionin e

Në konferencën për shtyp ku ka prezantuar paketën për të prekurit nga tërmeti i 21 shtatorit, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për ecurinë e procesit të negociatave me Bashkimin Europian.

Rama u shpreh se kjo nuk varet prej tij dhe qeverisë që ai drejton, por nga të tjera arsye të jashtme. Sipas tij, kalimi i Bundestagut ku Shqipëria mori një ‘po’ me 9 kushte, tregon se nuk ka më asgjë që ‘lidhet me ne’.

Për kryeministrin, reformën e BE  dhe vizionin e kësaj reforme për ndryshimin rrënjësor të BE që ka Presidenti i Francës s’e ndikon as gjykata kushtetuese në Shqipëri e as reforma zgjedhore.

“Negociatat nuk do lodhem së përsëritur po është mirë që edhe ju mos keni ngurrim ta thoni: Nuk varet nga ne, varet nga të tjera arsye jashtë nesh. Dhe jam shumë skrupuloz, deri sa kemi kaluar edhe Bundestagun s’ka më asgjë që lidhet me ne.

Reformën e BE  dhe vizionin e kësaj reforme për ndryshimin rrënjësor të BE që ka Presidenti i Francës s’e ndikon as gjykata kushtetuese në Shqipëri e as reforma zgjedhore, nuk kanë lidhje. S’janë në sferën e interesave e të vëmendjes së tij.

Nuk jam në gjendje të them cili do të jetë qëndrimi i Francës. Po mirëkuptoj plotësisht, që Franca është një vend i madh, ka të drejtë të shohë ndryshe raportin me BE dhe ka të drejtën të mos e ketë mendjen te ne, pavarësisht sa e padrejtë na duket ne kjo. Është e rëndësishme që kemi kapërcyer barrierën e Bundestagut të marrim një PO.Ka dy kushte, plotësisht që janë plotësisht të realizueshme brenda ketij viti, pastaj të tjerat nuk i kemi ne në dorë”, tha Rama.

Të fundit