Flash News

KRYESORE

Negociatat shpëtojnë të djathtën nga përçarja, Liga e Veriut dhe Forca Italia arrijnë marrëveshjen për Senatin

Partitë brenda koalicionit të djathtë në Itali, Liga e Veriut dhe Forca Italia, kanë arritur marrëveshjen për kandidaturën për kreun e Senatit. Pasi propozimi i Silvio Berlusconi-t për emrin e Paolo Romanit u hodh poshtë nga Liga dhe nga Lëvizja 5 Yjet, negociatat kanë nxjerrë një tjetër emër, 71 vjeçaren Maria Elisabetta Alberti Casellati.

Kandidatura e Casellatit është miratuar edhe nga ‘5 Yjet’, votat e së cilës janë të nevojshme për këtë proces.

Nga ana tjetër, partia e drejtuar nga Luigi di Maio, ka propozuar Roberto Fico për kreun e Dhomës së Deputetëve. Kjo kandidaturë ka marrë miratimin e koalicionit të djathtë.

Casellati dhe Fico do të votohen sot për të marrë drejtimin e Parlamentit të Italisë.

[caption id="attachment_127209" align="alignnone" width="3072"] Luigi Di Maio e Roberto Fico in una foto d'archivio del 19 marzo 2016. ANSA / CIRO FUSCO[/caption]

Të fundit