Flash News

KRYESORE

Negociatat Shqipëri-Greqi/ Opozita greke kërkon tekstin e marrëveshjes; 5 pyetjet që duhet t’i përgjigjet Nikos Kotzias

Negociatat Shqipëri-Greqi/ Opozita greke kërkon tekstin e

Opozita në Greqi po i kërkon ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, që të dorëzojë në Parlament teksin e marrëveshjes me Shqipërinë përpara se të nënshkruhet nga të dyja palët.

Sekretari i Demokracisë së Re, George Kumutsakos kërkoi më shumë informacione nga Kotzias, pasi siç tha ai, duhet të shmanget precedenti i marrëveshjes për emrin e Maqedonisë, i kundërshtuar nga opozita.

"Në dritën e sa më sipër, dhe për të shmangur çdo zhvillim që mund të shkaktojë pasoja negative mbi interesat kombëtare, kërkoj që parlamenti të jetë i informuar për tekstin e marrëveshjes dhe përmbajtjen e saj dhe  të diskutojë para nënshkrimit të detyrueshëm të saj”, ka thënë Kumutsakos.

Kotzias duhet t’i përgjigjet këtyre pesë pyetjeve për marrëveshjen me Shqipërinë:

  1. Në cilën fazë janë bisedimet me palën shqiptare?
  2. Cilat janë temat që po diskutoni me homologun shqiptar?
  3. Vijon pala shqiptare që të ngrejë pretendimet e saj për çamët?
  4. Ku kanë arritur saktësisht bisedimet për përcaktimin e zonave detare, krahasuar me marrëveshjen origjinale të nënshkruar nga Greqia dhe Shqipëria?
  5. A ka një datë specifike për nënshkrimin e marrëveshjes greko-shqiptare, për të cilën ju po negocioni?

Të fundit