All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Negociatat me Shqipërinë, Kotzias: Nuk kemi diskutuar çështjen çame, ajo nuk ekziston

All - Paragraf - 1

Në lidhje me negociatat me Shqipërinë, ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka sqaruar opinionin publik grek duke deklaruar se nuk është diskutuar për çështjen Çame. Sipas kryediplomatit grek, çështja çame nuk ekziston.

All - Paragraf - 3

“Nuk ekziston çështja çame dhe sigurisht që nuk përbën pjesë në bisedimet mës dy palëve”, ka deklaruar ministri i jashtëm grek në letrën me të cilën i ka kthyer përgjigje pyetjeve që i kishte bërë në Parlament për informim rreth bisedimeve greko-shqiptare kreu i departamentit të politikës së jashtme të Nea Demokratia, Jiorgos Kumuntsakos. Deputeti i opozitës greke qe fokusuar më tepër në çështjen came në pyetjet e tij rreth bisedimeve Kotzias-Bushati.

Kotzias ka thënë se “bisedimet janë fokusuar në çështjet bilaterale, për të cilat ka pasur mosmarrëveshje në 70 vitet e fundit dhe besoj se ka pasur progres substancial drejt gjetjes së zgjdhjeve të qëndrueshme për të mirën e përbashkët të të dy vendeve dhe qytetarëve dhe në përputhje me rregullat dhe vlerat evropiane".

Bushati dhe Kotzias kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh, në Kretë në nëntor 2017 dhe në qytetin e Korçës javën e kaluar.

Raportet me Greqinë, Besnik Mustafaj: Rama po merr kthesë emocionale

Të fundit