Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Shtetet e BE me deklaratat motivuese për Maqedonine e Veriut, skepticizëm kur i drejtohen Shqipërisë

Negociatat/ Shtetet e BE me deklaratat motivuese për Maqedonine e Veriut,

Zyrtaret e Finlandës dhe Irlandës u shfaqën skeptikë për hapjen e negociatave për vendin tonë, në një kohë që nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Maqedoninë e Veriut.

Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në, Irlanda dhe Finlanda skeptike për votën e qershorit

Në një konferencë në Shkup, ministrja e Irlandës për Çështjet Europiane dhe Ministri i Jashtëm i Finlandës u shprehën të entuziazmuar për avancimin e reformave shtet-formuese në shtetin fqinj, që sapo ka zgjidhur çështjen e emrit me Greqinë.

“Nga perspektiva e Finlandës, çështja ka të bëjë me parimin e korrektësisë, gjë e cila përcaktohet përmes nënshkrimit të kritereve që kemi bërë se si të çojmë proceset përpara. Kur shohim përparim, se janë përmbushur disa kritere të caktuara, atëherë edhe BE-ja duhet të jetë e drejtë dhe partnere lojale me atë vend”, deklaroi ministrja e Irlandës.

“Në emër të vendit tim mund të them se nëse ky vend vazhdon me përparimin të cilin e ka dëshmuar në vitet e kauara dhe vazhdon zbatimin e reformave, Irlanda do të ofrojë mbështetjen e dhënë edhe në të kaluarën”, theksoi ministri i finlandez.

Ndryshe nga Shqipëria, Maqedonia është përballur me veto mbi 20-vjeçare nga Greqia, çka i ka ngadalësuar rrugën drejt integrimit euro-atlantik.

Mos-hapja negociatave do shënonte një precedent negativ, pasi do ishim i vetmi vend që është refuzuar tre here nga Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian.

Të fundit