Flash News

KRYESORE

Negociatat/ S’ka vendimmarrje për Shqipërinë, Merkel: Do bëj gjithçka për Maqedoninë e Veriut

Negociatat/ S’ka vendimmarrje për Shqipërinë, Merkel: Do

Duke folur nga Brukseli pas samitit të udhëheqësve të BE-së, kancelarja gjermane Angela Merkel u zotua se të bëjë çdo gjë për të caktuar një datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut në tetor.

“Çdo gjë që mund të bëj, do t’a bëj në mënyrë që të bëj të mundur një vendim pozitiv në tetor,  pasi Maqedonia e Veriut ka bërë një punë të shkëlqyer me marrëveshjen e Prespës. Ne e kemi diskutuar këtë dje. Bëhet fjalë vetëm për çështje javësh. Angazhimi ynë qëndron dhe unë do të përdor të gjithë peshën politike për të mbështetur një vendim të tillë”, u shpreh kancelarja gjermane.

Ndërsa për Shqipërinë nuk ka asnjë vendimmarrje. Ministri i Jashtëm rumun, George Ciamba,  tha se kriza politike në Shqipëri ka ndikuar te disa vende anëtare.

“Kur është fjala për Shqipërinë, konflikti i brendshëm politik është pengesë kryesore për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në dhe kriza po ndikon në vlerësimin e disa shteteve anëtare”, deklaroi Ciamba.

Të fundit