Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Soreca: Bashkëpunoni për reformën në drejtësi, plotësimi i kushteve është përgjegjësi e të gjitha palëve

Negociatat/ Soreca: Bashkëpunoni për reformën në

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca u ka bërë sërish apel palëve politike në vend që të bashkëpunojnë për reformën në drejtësi.

Gjatë një prononcimi për mediat pas përfundimit të një takimi të organizuar në Ministrinë e Mbrojtjes, mbi mbrojtjen civile pas lëkundjeve të forta të tërmetit të një jave më parë, Soreca komentoi edhe vendimin e Gjermanisë për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

“Jemi të kënaqur me rezolutën. Bundestagu njohu punën e bërë nga Shqipëria por gjithashtu ka identifikuar zonat ku duhet punuar. Nuk do të flas për kushte të reja. Gjermania është një vend i rëndësishëm për rolin që ajo luan, megjithatë janë edhe vendet e tjera që po finalizojnë vendimin e fundit. Vendimi i Bundestagut është një hap i rëndësishëm, por duhet të respektojmë edhe shtetet e tjera. E rëndësishme është qeveria federale ka dhënë mandatin që të thuhet po për Shqipërinë. Këshilli do ta marrë vendimin. Në rast se merret ku vendim do të pasohet nga një konferenca ndër-qeveritare.Këtu do të bëhet edhe çelja e negociatave.

Të gjitha palët duhet të bëhen bashkë që Shqipëria të ecë para. Për plotësimin e kushteve kanë përgjigje të gjitha palët. Është e rëndësishme që të gjitha palët do të duhen patjetër që të bashkëpunojnë. Duhet të ulen të zgjidhin problemet për qytetarët shqiptarë. Reforma zgjedhore është vetëm një problem” , u shpreh Soreca.

Të fundit