Flash News

KRYESORE

Negociatat me Veriun, Seuli mbështet një samit për denuklearizimin

Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-In u tregua i hapur me idenë e një samiti me Veriun, pas diskutimeve të rralla mes dy kampeve ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar përshëndeti Phenianin për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike.

Pas dy vitesh rritje të tensioneve në gadishull për shkak të përshpejtimit të programeve bërthamore dhe balistike të Phenianit, situata është qetësuar që prej Vitit të Ri.

Përfaqësuesit e dy kampeve janë takuar dje për herë të parë që prej dhjetorit 2015 në një takim gjatë të cilit Koreja e Veriut që kishte bojkotuar në vitin 1988 Lojërat e Seulit, pranoi të dërgonte në Jug , në muajin shkurt, një delegacion për Lojërat Olimpike dimërore të Pyeongchang (9-25 shkurt).

Dhe presidenti koreano-jugor, Moon, i cili u zgjodh në muajin maj duke kërkuar një dialog, ka përsëritur mbështetjen për mundësi diplomatike për zgjidhjen e një prej çështjeve më të ndjeshme të globit.

“Ky është vetëm fillimi”, deklaroi sot në një konferencë shtypi presidenti.

“Dje ishte etapa e parë dhe besoj se është vetëm fillimi”, shtoi ai.

“Përfshirja e Koresë së Veriut në diskutime për denuklearizimin do të jetë etapa e ardhshme”, theksoi presidenti koreano-jugor, Moon.

Të fundit