Flash News

KRYESORE

Negociatat me Vjollca Hoxhën, Shkullaku pranon se refuzoi ofertën e Top Channel: Media me qëndrim të pakonsoliduar

Negociatat me Vjollca Hoxhën, Shkullaku pranon se refuzoi ofertën e

Më 2 janar, Politiko.al njoftoi për bisedat që Vjollca Hoxha, pronare e Top Channel, kishte zhvilluar me gazetarin Armand Shkullaku gjatë darkës së ditëlindjes së biznesmeni Samir Mane, në Stamboll, në një kohë kur Sokol Balla kishte zyrtarizuar largimin nga ky television.

Ditën e djeshme, ka qenë vetë Shkullaku që ka pranuar se ka marrë një ofertë nga ‘TCH’ për post drejtues, por të cilin e kishte refuzuar. Gjatë bashkëbisedimit me studentë të ‘UET’, Shkullaku është shprehur se kishte pasur një ofertë nga “Top Channel”, për post drejtues dhe e ka refuzuar, duke thënë se, arsyeja është mungesa e një qëndrimi të konsoliduar nga ana e mediave.

 “Unë më vështirësi lëviz, sepse nuk besoj se duke ndërruar mediat mund të shtosh autoritetin dhe besueshmërinë tënde. Kam përvoja në ‘Klan Kosova’ dhe ‘ABC’. Që të ndërtosh diçka duhet besim; te vetja, te projekti, që do kohë. Duhet t’ua ilustrosh njerëzve me të cilët punon, duhet t’i motivosh. Të ndërtosh diçka nga e para dhe pas një viti të të thonë shih “se më thirri Rama dhe u kthyem aty ku ishim…Kam 27 vjet që e kam provuar këtë vazhdimisht. E provova edhe me ‘ABC’, provova të bëj diçka për 4-5 vjet dhe m’u tha që është mirë siç është”, – tha ai, duke mos e mohuar se edhe vetë ka bërë kompromise. “Kam pasur edhe unë raste ku i kam thënë ‘derrit dajë’”.

Duke e rikthyer edhe njëherë fokusin te media tradicionale, ai tha se, rënia e medias dhe zgjedhja nga publiku të lajmeve të karakterit argëtues vjen edhe për shkak të lodhjes. “Ne flasim edhe shkruajmë, por a jemi në gjendje ta ndryshojmë realitetin. Beson disa vite se një televizion është i djathtë, befas kthehet i majtë dhe anasjelltas. Ky treg interesash e ka zhvlerësuar edhe fjalën edhe punën tonë”,- tha Shkullaku.

Të fundit