Flash News

KRYESORE

Negociatat, Von der Leyen: Lajm i shkëlqyer për Ballkanin Perëndimor

Negociatat, Von der Leyen: Lajm i shkëlqyer për Ballkanin

“Lajm i shkëlqyer për Ballkanin Perëndimor”, e quan Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen vendimin e ministrave të BE për t`i thënë “po” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociatat.

Megjithatë, Von der Leyen pret edhe vendimin e liderve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, me qëllim që vendimi për hapjen e negocitatave të quhet i plotë.

“Lajm i shkëlqyer për Ballkanin Perëndimor dhe BE. E kënaqur me “dritën jeshile” nga vendet anëtare për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresoj se Këshilli Evropian do ta konfirmojë këtë javë. E ardhmja e tyre është nën Flamurin e Bashkimit Evropian.”, shkruan Von der Leyen.

https://twitter.com/vonderleyen/status/1242463714114064384

Të fundit